KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016, play-off-i: Fitojnë Ukraina dhe Suedia
Euro 2016, play-off-i: Fitojnë Ukraina dhe Suedia

Euro 2016, play-off-i: Fitojnë Ukraina dhe Suedia

Me ndeshjet Ukrainë – Slloveni dhe Suedi – Danimarkë u mbyllën ndeshjet e vajtjes së play-off-it për një vend në Euro 2016. Në të dy këto ndeshje skuadrat kanë dalë në fushë me shenjën e zisë në krah, pas ngjarjeve tragjike të një dite më parë në Paris, dhe kanë mbajtur një minut heshtje.

Ukraina do të ketë me vete në Maribor, Slloveni, një avantazh prej dy golash në garën e kthimit për t’u kualifikuar në Euro 2016 kundër skuadrës vendase. Por vendasit në ndeshjen e mbajtur në Lviv mund të shëninin akoma më shumë. Ukraina për të mbajtur rekordin pozitiv, 13 ndeshje pa humbur, paraqitet në maksimum Yevhen Konoplyanka dhe Andriy Yarmolenko që veprojnë në krahë. Sllovenia mundohet t’u bëjë ballë goditjeve të dënimit dhe krosimeve të vendasve. Por, pikërisht me anë të një krosimi në zonë, Ukraina arrin të zhbllokojë rezultatin. Në minutë n e 22-të Konoplyanka, kroson në qendër për Yarmolenko që pasi lirohet nga dy kundërshtarë gjuan poshtë me të djathtën dhe mposht portjerin Handanovič. Pas golit Sllovenia reagon por gabon dy herë. Edhe Ukraina ka tre raste të mira në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë Sllovenia zbulohet duke kërkuar golin ë fushën kundërshtare, por pas nënë minutash lojë në minutën e 54-rt Yarmolenko klon një top për Fedetskiy që godet poshtë në qendër dhe finalizon Seleznyov, 2-0. Presioni i vendasve nuk bie dhe Handanovič është gjithnjë në tension. Portjeri i Interit mundet përsëri nga Seleznyov, por është shtylla e brendshme që e shpëton. Sllovenia lufton për gol deri në fund, por pa rezultat. Për të përsëritur rezultatin e play off-it të 16 viteve më parë, po kundër Ukrainës, shërben një lojë shumë e fortë dhe shumë fat. Ndeshja e kthimit luhet të martën me 17 nëntor në stadiumin Ljudski vrt.

Në ndeshjen e dytë, Suedia ndërpret harkun kohor prej pesë ndeshjesh pa fituar kundër Danimarkës duke e mundur këtë të fundit 2-1 në Friends Arena të Solnas. Gjatë një pjesë të parë të ekuilibruar Kasper Schmeichel është portjeri që kishte më shumë punë. I pari që e rrezikoi portën e tij ishte Marcus Berg, në minutën e 18-të nga afër. Ai bëri një pritje të vështirë kur Zlatan Ibrahimović shkelmon një goditje dënimi dhe topi i drejtohej trekëndëshit të portës. Në minutën e 45-të Durmaz kalon një top me themër për të Lustig i cili e hedh në mes të zonës për Forsberg që me një gjuajtje rrufe e dërgon topin në rrjetë ngjitur me shtyllën e dytë.

Ibrahimović që kishte gjashtë ndeshje që nuk shënonte kundër Danimarkës bëhet gjallë pesë minuta pasi filloi pjesa e dytë. Forsberg rrëzohet në hyrje të zonës nga Kahlenberg, gjyqtari italian Nicola Rizzoli jep 11-metërsh. Nga pika e bardhë në minutën e 50-të Ibrahimović mund Schmeichel, është goli i 60-të i tij me kombëtarensuedeze. Suedia duket se po e kontrollon garën pasi Danimarka me shum mund kërkon të bëhet e rrezikshme. Në minutën e 80-të vjen goli danez, Eriksen gjuan topin nga këndi, në mes të zonës godet me kokë Poulsen në drejtim të Jorgensen që ndodhet pranë zonës së portës në të djathtë të portjerit suedez Isaksson e shtyn topin në rrjetë me të djathtën. Në fund të ndeshjes danezët kërkojnë edhe golin e barazimit por nuk ia arrijnë. Goli në fushën suedeze i jep Danimarkës shanse për ndeshjen e kthimit të martën me 17 nëntor në stadiumin Telia Parken të Kopenhagenit.