KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016, play-off-i: Hungaria dhe Norvegjia këkojnë biletën për në Francë
Euro 2016, play-off-i: Hungaria dhe Norvegjia këkojnë biletën për në Francë

Euro 2016, play-off-i: Hungaria dhe Norvegjia këkojnë biletën për në Francë

Ndeshja e kthimit, për play-off-in kualifikues për në Euro 2016, mes Hungarisë dhe Norvegjisë luhet sot në orën 20:45 në stadiumin Grupama Arena të Budapestit. Kështu do të luhen 90 minutat e fundit, ose pak më shumë, për të vendosur se cila nga skuadrat do të arrijë ta marrë biletën për në Francë. Norvegjezët, që ishin të favorizuar ndaj Hungarezëve, tani ka nevojë për një mrekulli pas asaj humbjeje në fushën e vet 1-0.

Hungaria në ndeshjen e vajtjes bëri një lojë të mbyllur (vetëm 33% mbajtje topi, 5 gjuajtje kundër 17 të vendasve, asnjë goditje këndi kundrejt 16 norvegjeze) por megjithatë arriti të kthehej nga Osloja me sukses, falë golit të Kleinheiser në minutën e 26-të. Norvegjia, në ndeshjen e parë, nuk ka zhgënjyer për sa i përket lojës por në këtë ndeshje të dytë duhet të kërkojë të jetë më frytdhënëse. Për Hungarinë nuk luan Gera iskualifikuar, ndërsa për Norvegjinë janë të gjithë. Ndeshja do të drejtohet nga spanjoli Carlos Velasco Carballo.

“Duam të luajmë një futboll të mirë. Nuk mendojmë as për të kaluarën as për historinë, jemi të përqendruar për vënë në lojë të gjithë atë që kemi mësuar për këtë ndeshje”, tha trajneri gjerman i Hungarisë, Bernd Storck. Kundërshtari i tij, norvegjezi Per-Mathias Hogmo tha: “Na erdhi keq që humbëm, por i thashë lojëtatëve që ishte vetëm pjesa e parë e kësaj gare. Kjo garë nuk është mbyllur. Futbolli është një sport plot me surpriza, dhe për këtë ne e duam”.