KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016, play-off-i: Irlanda dhe Bosnja ndjekin të njëjtën ëndërr
Euro 2016, play-off-i: Irlanda dhe Bosnja ndjekin të njëjtën ëndërr

Euro 2016, play-off-i: Irlanda dhe Bosnja ndjekin të njëjtën ëndërr

Ndeshja Irlandë – Bosnje vlen një ëndërr. Në stadiumin Aviva të Dublinit, sot në orën 20:45, del në skenë ndeshja e kthimit e play-off-it e vlefshme për kualifikimin në Euro 2016. Ndeshja e vajtjes në Zenica përfundoj në barazim 1-1 gjë që favorizonskuadrën e Martin O’Neill. Skuadra ballkanase kërkon të hyjë në histori duke u kualifikuar për herë të parë në një kampionat europian.

Pasi preu biletën për në Brazil 2014, Bosnja do të arrijë edhe në Francë. Botërori nuk shkoi mirë, pasi ata u eliminuan pas dy ndeshjesh si shkak i humbjeve me Argjentinën dhe Nigerinë. Këtë radhë ka punë të vështirë pasi Irlanda tregoi në Zenica që e ka seriozisht. Për të gjelbrit do të ishte hera e tretë në një europian, mori pjese në 1988 dhe 2012.

Pikërisht në 2012-ën, në Poloni dhe Ukrainë, irlandezët ishin në Grupin C me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë. I drejtonte italiani Giovanni Trapatoni, e megjithatë djemtë irlandezë koleksionuan tre humbje dhe me një golavarazh -8. Tani do të provojnë të bëjnë më të mirën e mundshme, por përpara duhet të presin biletën për në Francë.

“Duhet të fitojmë këtë ndeshje. Nëse mendojmë për strategji të ndryshme mund të gjindemi në vështirësi. Goli në fushën kundërshtare na avantazhon, porndeshja është në ekuilibër të plotë dhe e hapur”, tha trajneri irlandez Martin O’Neill. “Irlandezët u sollën siç e prisja, në ndeshjen e vajtjes. Jam i sigurtë se në Dublin do të jenë akoma më agresivë dhe më mirë. Gjithsesi, mbetem i bindur se kemi shumë forcë dhe cilësi për t’i kthyer në gol rastet tona dhe të arrijmë rezultat të mirë. Duhet të kemi më egërsi dhe zemër”, tha trajneri boshnjak Mehmed Baždarević.