KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016, Play-off: Një vështrim për katër çiftet
Euro 2016, Play-off: Një vështrim për katër çiftet

Euro 2016, Play-off: Një vështrim për katër çiftet

Të dielën me 18 tetor u hodh në Nion të Zvicrës shorti për ndeshjet e play-off-it, të vlefshme për katër vendet e fundit në Euro 2016. Shorti vendosi përballë njëra-tjetrës tetë skuadrat e vendeve të treta në grupe.

Le t’i hedhim një vështrim më të detajuar katër çifteve të play-off-it.

NORVEGJI – HUNGARI

Ndeshja e vajtjes do të luhet në Norvegji me 12 nëntor 2015 në orën 20:45 dhe ndeshja e kthimit në Hungar me 15 nëntor 2015 në orën 20:45.

Dy skuadrat janë takuar 17 herë: Norvegjia ka fituar 5 ndeshje, Hungaria ka fituar 6 ndeshje ndërsa 5 ndeshje janë mbyllur në barazim.

Norvegjia nuk humb me Hungarinë që prej 34 vitesh, kur humbi 4-1 në Budapest në vitin 1981.

BOSNJE – IRLANDË

Ndeshja e vajtjes do të luhet në Bosnje me 13 nëntor 2015 në orën 20:45 dhe ndeshja e kthimit në Irlandë me 16 nëntor 2015 në orën 20:45.

Bosnja kërkon të marrë kualifikimin e parë në finalet e një Kampionati Europian dhe t’i bashkangjitet kështu edhe pesë vendeve të tjera që marrin pjesë për herë të parë në një Europian, Shqipërisë, Uellsit, Sllovakisë, Islandës dhe Irlandës së Veriut.

Dy skuadrat janë takuar vetëm një herë, në një ndeshje miqësore, në Irlandë ku vendasit kanë fituar 1-0.

UKRAINË – SLLOVENI

Ndeshja e vajtjes do të luhet në Ukrainë me 14 nëntor 2015 në orën 18:00 dhe ndeshja e kthimit në Slloveni me 17 nëntor 2015 në orën 20:45.

Ukraina kërkon të fitojë play-off-in e parë pasi një tjetër atë për Euro 2000 e ka humbur pikërisht kundër Sllovenise.

Dy skuadrat janë takuar katër herë: Ukraina nuk ka fituar asnjë herë, Sllovenia ka fituar dy herë ndërsa 2 ndeshje janë mbyllur në barazim.

SUEDI – DANIMARKË

Ndeshja e vajtjes do të luhet në Suedi me 14 nëntor 2015 në orën 20:45 dhe ndeshja e kthimit në Danimarkë me 17 nëntor 2015 në orën 20:45.

Derby verior ndoshta do të jetë gara më e fortë e play-off-it për Euro 2016. Një fitore e suedezëve mund të përkthehet si kapitullim i Morten Olsen në stolin danez.

Dy skuadrat janë takuar 103 herë: Suedia ka fituar 45 ndeshje, Danimarka ka fituar 40 ndeshje ndërsa 18 ndeshje janë mbyllur në barazim.

Danimarka duke fituar 1-0 kundër Suedisë në tetor të vitit 2009, në geupin 1 ku bënte pjesë edhe Shqipëria, e eliminoi nga botërori Afrikë e Jugut 2010.