KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Polonia arrin të kualifikohet me penallti
Euro 2016: Polonia arrin të kualifikohet me penallti

Euro 2016: Polonia arrin të kualifikohet me penallti

Polonia është skuadra e parë që shkon në çerekfinale pasi mundi në ndeshjen e parë të 1/8-ve Zvicrën. Ndeshja u zhvillua në stadiumin Geoffroy Guichard në Sent-Etiene në orën 15:00. Pjesa e parë filloi shumë më mirë për polakët. Lewandowski gjuan ne të 13′ por topi del jashtë. Është Zvicra me anë të Rodríguez rrezikon portën polake në të 25′ por edhe në këtë rast topi del jashte. Dy skuadrat kanë raste të mira por lojtarët nuk i shfrytëzojnë si duhet. Në të 39′ është Polonia që kalon në avantazh, Błaszczykowski merr një top nga Milik dhe nga shumë afër zonës së portës gjuan dhe e kalon topin në rrjetë poshtë këmbëve të Sommer.

Në të 50′ gjuan Lewandowski por Sommer përgjigjet me saktësi. Polonia është në kërkim të golit të dytë, Błaszczykowski gjuan në të 53′ por përsëri pret Sommer. Rrezikojnë zviceranët me anë të Rodríguez në të 73′, topi shkon drejt këndit të portës por pret Fabiański. Në të 82 ‘ vjen barazimi zviceran me një super gol të Shaqirit i cili gjuan nga zona një tjë top me roveshatë dhe 1-1. Pas dy shtesash relativisht të qeta dhe që nuk sjellin asnjë ndryshim në rezultat, skuadrat i drejtohen pikës së bardhe për seritë e penalltive. Të parët gjuajnë zviceranët, Lichtsteiner gol, 1-0. Leëandoëski dhe 1-1, G. Xhaka, jashtë 1-1, Milik gol, 1-2. Shënojnë dhe Shaqiri dhe Glik, 2-3. Gjuan Schär dhe 3-3 pastaj gjuan Błaszczykowski i cili shënon 3-4. Shënon Rodríguez për Zvicrën 4-4 dhe Krychowiak për polakët, 4-5. Poloni në çerekfinale.