KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Polonia mund vetëm 1-0 Irlandën e Veriut
Euro 2016: Polonia mund vetëm 1-0 Irlandën e Veriut

Euro 2016: Polonia mund vetëm 1-0 Irlandën e Veriut

Në stadiumin Allianz Riviera në Nicë u luajt ndeshja e parë e vlefshme për Grupin C ndërmjet Polonisë dhe Irlandës së Veriut. Në të 5′ Błaszczykowski gjuan por topi bllokohet nga mbrojtja kundërshtare. Piszczek provon të rrezikojë në të 22′ por mbrojtja e Irlandës së Veriut gjithnjë e kujdesshme bllokon përsëri sulmin. Në të 29′ Lewandowski jep një top për Milik, i cili e gjuan me të majtën por gjen përgjigjen e McGovern. Është përsëri Milik në të 31′, pasi merr një top nga Piszczek dhe shmang McLaughlin, që duke e patur pasqyrën e portës të lirë e ngre topin shumë lart. Në të 39′ rrezikon përsëri Polonia, Kapustka gjuan me të majtën në portë por është përsëri ndërhyrja e madhe e McGovern që shpëton portën e Irlandës së Veriut.

Në pjesën e dytë gjërat ndryshojnë, në të 51′ Błaszczykowski jep një top në qendër të zonës së rreptësisë për Milik i cili me një të majtë të fuqishme shënon 1-0. Në të 59′ gjuan Kapustka por bllokon mbrojtja. Në të 66′ gjuan McAuley por bllokohet. Përsëri Irlanda e Veriut, një minut më vonë, Norwood gjuan nga këndi por Szczęsny grushton topin. Błaszczykowski jep një top në të 75′ për Mączyński i cili gjuan në vrapim me të djathtën dhe e ngre topin shumë lart. Polonia është pranë golit të dytë në të 82′, Milik gjuan fluturimthi por pa sukses. Në ndeshjen e dytë për këtë grup, në stadiumin Pierre Mauroy në Lilë, luajnë përballë njëratjetrës Gjermania dhe Ukraina.