KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Portugalia kualifikohet për në çerekfinale
Euro 2016: Portugalia kualifikohet për në çerekfinale

Euro 2016: Portugalia kualifikohet për në çerekfinale

Është Portugalia që i mbijeton luftës duke eliminuar Kroacinë me një gol që realizoi quaresma në të 117′. Ndeshja e tretë e 1/8-ve të finaleve u luajt sot në orën 21:00 në stadiumin Bollaert-Delelis në Lens. Ishte një ndeshje zhgënjyese përsa i përket spektaklit, pa gjuajtje në portë në 90′ e para. Taktika, kontrollimi i kundërshtarit dhe presingu fituan mbi teknikën. Vetëm lodhja dhe ndonjë zëvendësim, kur hyri Pjaca në vend të Rakitić në të 110′, krijuan ndonjë hapësirë.

Kroacia ka goditur shtyllën në të 116′ me anë të Perišić pak më vonë Vida gjuajti me kokë duke iu afruar shumë golit por topi doli jashtë. Në të 117′ Ronaldo vjedh një top dhe e lëshon në drejtim të Renato Sanches i cili e hedh te Nani. Ky i fundit lëshon një top drejt shtyllës së dytë për kapitenin Ronaldo i cili brenda zonës gjuan me të majtën por Subašić pret me këmbë por shtyerja e tij e topit shkon lart dhe Quaresma që ndodhet pak hapa larg portës e shtyn në rrjetë me kokë. Portugalia do të ndeshet në çerekfinale me Poloninë, të enjten me 30 qershor në Marsejë.