KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Portugalia mund Uellsin dhe fluturon në finale
Euro 2016: Portugalia mund Uellsin dhe fluturon në finale

Euro 2016: Portugalia mund Uellsin dhe fluturon në finale

U luajt sot në orën 21:00 në Parc Olympique Lyonnais në Lion ndeshja e parë gjysmëfinale ndërmjet Portugalisë dhe Uellsit ose siç equajnë ndryshe mediat sportive sfida Ronaldo-Bale. Portugalia nga vendi i tretë në grup arrin të shkojë në finalen e europianit për të dytën herë, herën e parë ka humbur 1-0 me Greqinë në vendin e vet.

Gjithçka ndodh në tre minuta. Joao Mario kalon një top të shkurtër nga goditja e këndit për Raphael Guerreiro, kalon topin në zonën e portës ku pret Ronaldo i ngritur në ajër që duket sikur do të fluturojë, godet fuqishëm me kokë dhe 1-0 për portugezët. Është goli i tretë që shënon Ronaldi ne Euro 2016. Uellsi humb një top në mesfushë i cili shkon te Ronaldo, kapiteni portugez e lëshon me të djathtën diagonalisht, duket një pasim i dobët dhe i pasaktë por Nani në rrëshqitje e prek dhe mund portjerin Hennessey, 2-0 për portugezët.

Cristiano ishte 19 vjeç në 2004-ën kur Portugalia humbi finalen e parë ndërsa sot është 31 vjeç dhe ka 132 ndeshje të luajtura dhe 61 gola të shënuara me kombëtaren. Në një europian që shumë pak yje kanë shkëlqyer, Ronaldo ka shënuar golat vendimtarë, dy kundër Hungarisë dhe këtë me kokë sonte kundër Uellsit. Me këtë gol të fundit Ronaldo arriti të barazojë rekordin e Michel Platini duke u bërë lojtari i dytë së shënon 9 gola në europiane. Jo keq, duke menduar se jemi në fundin e një sezoni të lodhshëm dhe stresues. Fitorja në Ligën e Kampioneve dhe arritja në finale në  Euro 2016 mund të jenë të mjaftueshme për të fituar edhe Topin e Artë.