KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Prortugalia në gjysmëfinale, fiton 5-3 me penallti
Euro 2016: Prortugalia në gjysmëfinale, fiton 5-3 me penallti

Euro 2016: Prortugalia në gjysmëfinale, fiton 5-3 me penallti

U luajt sot në orën 21:00 në stadiumin Velodrome në Marsejë ndeshja e parë çerekfinale ndërmjet Polonisë dhe Portugalisë. Portugalia u kualifikua për në gjysmëfinale duke mundur Poloninë 5-3. Vendimtar ishte gabimi i polakut Błaszczykowski nga pika e bardhë. Pas kohës së rregullt dhe asaj shtesë rezultati mbeti po ai i pjesës së parë 1-1.

Polakët e fillojnë shumë mirë takimin. Në të 2′ si rrjedhojë e një aksioni nga krahu i majtë Grosicki lëshon topin në zonën e rreptësisë i cili pasi kalon Cédric shkon te Lewandowski i cili ndodhet në pikën e penalltisë gjuan me të djathtën rrafsh me tokën dhe e dërgon topin në këndin e djathtë të portës së Rui Patrício. Në të 33′ Renato Sanches jep një top për te Nani që ndodhet në anën e djathtë të zonës së rreptësisë, Nani e kalon përsëri prapthi te Renato Sanches në hyrje të zonës së rreptësisë, gjuan me të majtën dhe e dërgon topin në rrjetë 1-1. Portugalia në gjysmëfinale pret fituesen e ndeshjes Uells – Belgjikë.