KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Radio Anch’io, De Biasi mund të bëhet trajner i Anglisë?
Euro 2016: Radio Anch'io, De Biasi mund të bëhet trajner i Anglisë?

Euro 2016: Radio Anch’io, De Biasi mund të bëhet trajner i Anglisë?

“Ekziston mundësia, nuk e di sa është e pranueshme, çfarë mund të them, ia uroj vetes”. Kështu është shprehur trajneri i Shqipërisë Giovanni De Biasi, rreth mundësisë që të bëhet trajner i Anglisë pas dorëheqjes së Roy Hodgson.

“Kam një klauzolë për ta prishur kontratën me Shqipërinë, shtoi ai për programin sportiv të Radio Anch’io, është çelësi i rinovimit tim. Mund të iki në çdo çast. Kam lidhje shumë të forta tani me Shqipërinë, zgjedhja do të ishte e vështirë”.

Ju pranoni të keni qënë afër marrjes së stolit të Italisë? “Kam qënë mjaft afër stolit të kaltër, përfundoi, do të ishte marrëzi të thoja të kundërtën. Një italian do gjithmonë ta drejtojë kombëtaren e vet. Besoj se kam përvojën e duhur për ta drejtuar në të ardhmen”.