KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Republika Çeke merr një barazim të vlefshëm
Euro 2016: Republika Çeke merr një barazim të vlefshëm

Euro 2016: Republika Çeke merr një barazim të vlefshëm

U luajt sot në orën 18:00 në stadiumin Geoffroy Guichard në Sent-Etien ndeshja e tretë e vlefshme për Grupin D ndërmjet Republikës Çeke dhe Kroacisë. Në të 2′ Mandžukić gjuan me kokë dhe e detyron portjerin Čech ta ngrejë topin mbi traun e portës së vet. Në të 8′ shpëton përsëri porta çeke pasi Badelj gjuan keq. Gjatë një aksioni të rrezikshëm kroat në të 20′ portjeri Čech e kontrollon keq topin i cili shkon në këmbët Mandžukić, sulmuesi e gjuan topin në trupin e portjerit çek i cili e largon rrezikun. Rakitić jep një top për Mandžukić në të 30′ pranë zonës së rreptësisë por gjuajtja e këtij të fundit është e nxituar dhe kontrollohet nga mbrojtja kundërshtare. Një aksion personal i Perišić në të 37′ që e merr topin me të majtën dhe nis një diagonale që hyn në portë pranë shtyllës së dytë, 1-0 për Kroacinë.

Edhe në pjesën e dytë çekët janë në kërkim të barazimit, në të 52′ Krejčí gjuan në portë por Subašić pret me lehtësi. Në të 59′ Brozović jep një top për Rakitić i cili vetëm për vetëm me Čech shënon golin e dytë. Në të 66′ është Mandžukić që përballë Čech e çon topin mbi traun e portës. Në të 76′ Škoda i futur në lojë pak minuta më parë gjuan me kokë dhe shënon golin e parë për çekët. Brozović gjuan me të djathtën në të 80′ por topi largohet nga mbrojtja çeke. Pak minuta para fundit disa tifozë kroatë lëshojnë bomba tymuese drejt fushës së lojës. Një nga këto godet një prej zjarrfikësve që ishin futur për të pastruar fushën dhe e lë të trullosur. Ndeshja ndërpritet për disa minuta. Ndeshja ka një fund të pabesueshëm. Vida shkatërron çdo gjë të mirë që kishte bërë deri atëherë Kroacia duke e prekur topin me dorë në zonë. Në të 93′ Necid realizon penalltinë dhe barazon ndeshjen në 2-2.