KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Rumania dhe Zvicra ndajnë nga një pikë
Euro 2016: Rumania dhe Zvicra ndajnë nga një pikë

Euro 2016: Rumania dhe Zvicra ndajnë nga një pikë

U zhvillua sot në stadiumin Parc de Princes në paris ndeshja e tretë e vlefshme për Grupin A ndërmjet Rumanisë dhe Zvicrës. Që në të 3′ sulmon Shaqiri bllokohet nga mbrojtja. Një rast tjetër i mirë për Zvicrën, në të 16′ Seferović merr një top nga shokët dhe gjuan por jo në pasqyrën e portës. Rumania kalon në avantazh në të 18′, Stancu realizon nga pika e penalltisë. Në të 20′ Schär gjuan nga larg por topi ulet dhe Tătăruşanu e prek me dorë dhe e dërgon në goditje këndi. Rumania është shumë pranë golit të dytë në të 28′ kur Săpunaru goditi shtyllën e jashtme. Në të 33′ Rodríguez bën një gjuajtje dënimi të rrezikshme por Tătăruşanu e rrok topin.

Në pjesën e dytë sulmi fillon nga Zvicra, shkëmbimet e Mehmedit dhe Shaqirit duken se janë mekanizmi më i vlefshëm i zviceranëve. Në të 48′ gjuan Shaqiri por Chiricheş largon topin. Nga një gjuajtje nga këndi Zvicra gjen golin në të 57′ kur Mehmedi gjuan fort me të majtën dhe mposht portjerin Tătăruşanu. Në të 65’ gjuan Embolo por topi bllokohet. Rumania rezikon në të 70′, Torje me një aksion personal i krijon probleme zviceranëve gjuan me të djathtën por topi pritet nga Sommer. Shaqiri gjuan në të 77’ por topi bllokohet, pra githçka përfundon në 1-1.