KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Santos, Ronaldo dhe Éder përshkruajnë emocionet
Euro 2016: Santos, Ronaldo dhe Éder përshkruajnë emocionet

Euro 2016: Santos, Ronaldo dhe Éder përshkruajnë emocionet

Pas përfundimit të Euro 2016 aktorët kryesorë të skuadrës kampione u shprehën rreth punës së tyre, për arritjen e asaj fitoreje që e bëri Portugalinë të hynte në historinë e futbollit, në atë mbrëmje magjike edhe të paharrueshme në Sen-Deni para mijëra personave të cilët i kishin kundra sportivisht. Trajneri portugez Fernando Santos tha: “Kam thënë gjithmonë se jemi një skuadër. Nuk i kam fshehur kurrë mendimet e mija dhe i kam thënë gjithmonë lojtarëve se çfarë mendoj. E dinim që kishim talent, por edhe se do të luftonim, vraponim dhe të përqendroheshim më shumë se kundërshtarët tanë. Jemi një grup i jashtëzakonshëm dhe djemtë i kanë besuar gjithmonë fjalëve që u kam thënë, pra që mund të fitonim”.

“Kudo që kemi shkuar, kishte gjithmonë mbështetës portugezë që na jepnin energji. Është e vështirë të përshkruash emocionet e lojëtarëve, është e pabesueshme. Kapiteni ynë është munduar shumë dhe është shumë i lidhur me skuadrën. Kërkoi të kthehet dy herë në fushë, por prania e tij në dhomat e zhveshjes dhe në stol ishte shumë e rëndësishme. Sikurse unë edhe ai e ndjente që ishte mbrëmja e jonë”.

“Pak para se të hynte, Éder, më tha se do të shënonte. Shënoi rosaku i shëmtuar, që tani është një mjellmë e bukur! Kur humb lojtarin më të mirë në botë, Ronaldon, e di që duhet t’i ndryshosh gjërat dhe unë ndërtova një strategji rreth tij”.

Nga ana tjetër ka shprehur emocionet e tij edhe Cristiano Ronaldo, kapiteni i Portugalisë i cili tha ndër të tjera: “Jam shumë i kënaqur. E donim prej kohësh, që nga viti 2004. Portugezët e meritojnë, ashtu edhe lojtarët. Fatkeqësisht nuk shkoi mirë për mua, kam besuar gjithmonë te këta djemë, që kanë cilësi dhe aftësi”.

“Është një nga çastet më të lumtura të karrierës time. Kam thënë gjithmonë se doja të fitoja një trofe me kombëtaren dhe të hyj në histori. Dua të falenderoj shokët e mi, trajnerin, të gjithë ata që punuan për Euro 2016 dhe portugezët që na mbështetën ne. Është një çast i veçantë për mua, i paharrueshëm”.

Edhe autori i golit të finales së madhe në Stade de France, Éder, nuk la pa e komentuar këtë çast kaq fantastik personal por dhe të një kombi të tërë. “Është një çast fantastik. Kemi luftuar me një forcë të madhe dhe kemi qënë të jashtëzakonshëm. E meritojmë këtë titull për të gjithë punën e lojëtarëve por dhe të gjithë grupit. Portugalia e donte prej kohësh, pra është fantastike. Para se të fillonin kohët shtesë Cristiano Ronaldo më tha se do të kisha shënuar golin e fitores: më dha forcë dhe energji pozitive”.