KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Euro 2016 – Sërish përleshje midis tifozëve
euro 2016, tifozet polake, perleshje, franceze, policia, trazira

Euro 2016 – Sërish përleshje midis tifozëve

Sërish tifozët e Polonisë bëhen protagonistë të dhunës në Francë. Përpara ndeshjes Ukrainë-Poloni e vlefshme për kualifikimin në grupin C të finaleve të Euro 2016, tifozeritë e të dyja skuadrave janë përleshur midis tyre në kohën që po shkonin drejt stadiumit. Ndërsa ecnin nëpër rrugët e Marsejës, tifozët janë goditur me njëri-tjetrin me mjete të forta. Për të rikthyer qetësinë në rrugë, është dashur ndërhyrja e policisë së Marsejës e cila ka përdorur gazin lotsjellës. Përveç mjeteve të forta, midis radhëve të tifozëve ka patur edhe njerëz të armatosur.