KRYEFAQJA » LAJME » EURO 2016, Shqipëri-Zvicër, ora 15:00. Debutojnë kuqezinjtë në Evropian
sfida58

EURO 2016, Shqipëri-Zvicër, ora 15:00. Debutojnë kuqezinjtë në Evropian

Shqipëria debuton sot në Euro 2016, me sfidën kundër Zvicrës. Trajneri De Biazi në konferencën për shtyp përpara ndeshjes është shprehur se nuk ndjen asnjë presion. Ai shpreson që djemtë të japin më të mirën në këtë sfidë. Trajneri i kuqezinjve i ka në dispozicion të gjithë futbollistët. De Biazi ka vendosur të luajë me Zvicrën me skemën 4-5-1, pra me një sulmues. Por kjo skemë mund të ndryshojë në varësi se si mund të shkojë ndeshja edhe në 4-3-3. Berisha është si gjithnjë në portë, Hysaj, Cana Mavraj e Agolli në mbrojtje. Mesfusha i është besuar Kukelit organizator dhe Abrashit e Xhakës nga krahët. Më të avancuar janë Roshi e Lenjani të cilët do të ndihmojnë mesfushën por edhe sulmuesin Sadiku. Nga përballjet e deritanishme midis Shqipërisë dhe Zvicrës, helvetët kanë fituar 5, ndërsa një është mbyllur në barazim. Pritet që stadiumi të jetë i veshur rreth 80% kuqezi. Ndeshja Shqipëri-Zvicër do të luhet në orën 15.00, në stadiumin Bolart Delelis të Lensit. Kjo sfidë do të gjykohet nga arbitri spanjoll Karlos Karbajo.