KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Shqipëria në prag të ndeshjeve miqësore
Euro 2016: Shqipëria në prag të ndeshjeve miqësore

Euro 2016: Shqipëria në prag të ndeshjeve miqësore

Kombëtarja Kuq e Zi, e drejtuar nga trajneri italian Giovanni De Biasi, ka në program për të bërë dy ndeshje miqësore përgatitore për Euro 2016. Ndeshjen e parë Shqipëria do ta ketë kundër Katarit me 29 maj në stadiumin Hartberg (Hartberg, Austri) në orën 17:30. Shqipëria dhe Katari kanë luajtur edhe një miqësore tjerër me 22 maj 2012 në stadiumin Campo De Vallecas në Madrid. Kombëtarja e drejtuar nga De Biasi arriti të fitonte 2-1. Golat u shënuan nga Bakaj 46′, Bogdani 50′ dhe Ahmad Ali 53′.

Në ndeshjen e dytë, djemtë tanë, do të përballen me Ukrainën. Ndeshja luhet me 3 qershor në stadiumin Atleti Azzurri d’Italia të Bergamos në Itali në orën 18:00. Kombëtarja Kuq e Zi është përballur edhe katër herë të tjera me Ukrainën, të gjitha ndeshje të vlefshme për kualifikime në botëror. Ndeshjen e parë me 29 mars 1997, Shqipëria e luajti jashtë fushës së saj, si shkak i trazirave në vend, në Campo Los Carmenes në Granada, Spanjë dhe humbi 1-0. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Grupin 9 kualifikues për në botërorin Francë 1998. Ndeshja e kthimit për këtë grup u zhvillua me 20 gusht 1997 në stadiumin Lobanovski Dinamo në Kiev u fitua 1-0 nga vendasit. Ndeshja e tretë u zhvillua në stadiumin Qemal Stafa me 9 shkurt 2005. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Grupin 2 kualifikues për botërorin Gjermani 2006. Djemtë tanë u mundën me rezultatin 2-0. Ndeshja e kthimit po për këtë grup u luajt në stadiumin Meteor të Dnepropetrovskut dhe u nda në barazim 2-2. Pra nga katër ndeshje, Shqipëria ka humbur tre dhe ka barazuar një, me një golavarazh të përgjithshëm 2-6.

Në këtë kuadër ndeshjesh përgatitore për Euro 2016 edhe kundërshtaret e grupit të Shqipërisë, Zvicra, Franca dhe Rumania dhe do të luajnë ndeshjet e tyre miqësore. Këto ndeshje janë me interes të drejtpërdrejtë për kombëtaren tonë pasi trajneri dhe lojtarët mund të shohin dhe studiojnë kundërshtarët pak ditë para përballjes në Euro 2016. Me 25 maj në Komo të Italisë Rumania do të ndeshet me një përfaqësuese të Federatës Kongoleze të Futbollit në orën 20:00. Me 28 maj në Gjenevë në orën 16:15 Zvicra pret Belgjikën. Me 29 maj në stadiumin Olimpico të Torinos në orën 19:30 Rumania përballet me Ukrainën. Me 30 maj në stadiumin La Beaujoire, Nantë në orën 21:00 Franca pret Kamerunin. Me 3 qershor në stadiumin Arena Națională në orën 18:00 Rumania pret Gjeorgjinë po në të njëjtën datë dhe orë në stadiumin Cornaredo në Lugano, Zvicra do të përballet me Moldavinë. Me 4 qershor në stadiumin Municipal Saint-Symphorien të Metzit në orën 21:00 Franca do të ndeshet me Skocinë.