KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Sllovakia mund Rusinë 2-1
Euro 2016: Sllovakia mund Rusinë 2-1

Euro 2016: Sllovakia mund Rusinë 2-1

U luajt sot në stadiumin Pierre Mauroy në Lilë ndeshja e tretë e vlefshme për Grupin B mes Rusisë dhe Sllovakisë. Në të 8′ Golovin gjuan por Pečovský e dërgon topin në rivënie anësore. Pas një loje të amullt në të 23′ është përsëri Rusia, Dzyuba gjuan në portë por Kozáčik është i gatshëm për ta larguar topin. Në të 32′ Hamšík jep një top për Weiss i cili mund portjerin rus Akinfeev, sllovakët në avantazh. Janë përsëri sllovakët, Weiss në të 45′ jep një top nga goditja e këndit, e merr Hamšík gjuan me të djathtën, topi prek pjesën e lartë të shtyllës dhe pushon në rrjetë. Mbyllet pjesa e parë me Sllovakinë në avantazh 2-0.

Sllovakia vazhdon e sulmon, në të 54′ Kucka jep një top për Mak gjuan rrufeshëm por Akinfeev eviton golin e tretë. Në të 65′ është Kokorin që gjuan në drejtim të portës sllovake por Kozáčik e kap duke evituar një goditje këndi. Hamšík gjuan përsëri në të 68′ por mbrojtja ruse është e vëmendshme dhe e bllokon. Në të 80′ shënon Rusia, Shatov jep një top për Glushakov icili godet mirë me kokë dhe mund Kozáčik. Sllovakia bën një fitore historike.