KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Slloveni-Ukrainë dhe Danimarkë-Suedi për dy vendet e fundit
Euro 2016: Slloveni-Ukrainë dhe Danimarkë-Suedi për dy vendet e fundit

Euro 2016: Slloveni-Ukrainë dhe Danimarkë-Suedi për dy vendet e fundit

Sonte luhen dy ndeshjet e fundit të play-off-it të vlefshme për kualifikimin në Euro 2016. Sllovenia pret Ukrainën në stadiumin Ljudski vrt të Mariborit ndërsa Danimarka, kundërshtarja jonë në Grupin I, pret Suedinë në stadiumin Telia Parken të Kopenhagenit. Këto dy ndeshje mbyllin listën e skuadrave që do të marrin pjesë në kampionatin europian të Francës.

Të shtunën e shkuar Sllovenia mori një humbje 2-0 në Ukrainë. Sot skuadra e Srečko Katanec do të kërkojë me të gjitha forcat të jetë në lartësinë e duhur për të kthyer rezultatin negativ të tre netëve më parë në Lviv, në ndeshjen e vajtjes. Trajneri Katanec, shpresën më të madhe e ka te portjeri Samir Handanović që është më në formë se kurrë. Portjeri i Interit, në ndeshjen e shkuar në Ukrainë ishte më i miri në fushë.

“Dimë çfarë na duhet të bëjmë, dimë se duhet të shënojmë të paktën dy herë gjatë kohës së rregullt. Ukraina ka një avantazh të madh. Është një mision shumë i vështirë por jo i pamundur. Një gol mund t’i ndryshojë shumë gjërat. Nga ndeshja e parë mësuam se duhet t’i shfrytëzojmë rastet e mira dhe se duhet të jemi më agresivë”, tha trajneri slloven Srecko Katanec.

“E dimë se çfarë atmosfere do të ketë në stadium, tha trajneri ukrainas Mykhailo Fomenko. Kundërshtarët tanë do të kenë një mbështëtje të madhe nga tifozët e tyre”. “I thashë skuadrës se si duhet të sillet por do t’u duhet lojëtarëve që ta praktikojnë në fushën e lojës. Gjëja më e rëndësishme është të qëndrojmë të përqëndruar dhe të mos bijmë pre e kundërshtarëve tanë”, shtoi Fomenko.

Në ndeshjen e parë të play-off-it në Suedi, Danimarka doli e mundur nga fusha por fitorja minimale e vendasve 2-1 e lë këtë garë akoma të hapur. Danezëve u duhet një fitore minimale 1-0 për ta parë veten në Francë. Goli i Jorgensen në ndeshjen e vajtjes i ka dhënë shumë dorë Danimarkës për ndeshjen e kthimit pasi një 2-0 do të ishte fatale për të.

“Paraqitja e jonë në ndeshjen e parë nuk ishte aq e keqe. Sigurisht që kush fiton ka gjithmonë të drejtë dhe kur humbet njerëzit mendojnë se gjithçka ka shkuar keq. E megjithatë gjërat nuk janë gjithmonë kështu. Detyra ime është pikërisht ajo që ta analizoj se çfarë funksionoi dhe çfarë jo. Nga ana e jonë pres një fitore dhe kualifikimin. Nuk do të jetë e thjeshtë. Kemi avantazhin të luajmë në shtëpi dhe ta vendosim fatin tonë para publikut tonë. Pres një ndeshje shumë të ekuilibruar”, tha trajneri danez Morten Olsen.

Trajneri suedez, Erik Hamrén, tha se: “Pres nga Danimarka të njëjtën gjë që bëri për 30 minutat e fundit të ndeshjes së parë. Ne do të mundohemi që të mos ndodhë kjo gjë. Personalisht, do të doja të përballesha me Danimarkën e 60 minutave të para të ndeshjes të së shtunës. Nga lojtarët e mi pres që të tregojnë guxim, të njëjtin që treguam pas pesë minutave të para të ndeshjes së fundit. Në grup u

krijua një klimë optimiste pas fitores, të shtunën, e cila erdhi pas një kohe të gjatë. Nëse mendojmë se na mjafton një 0-0, atëherë mund të them se na presin çaste të vështira.