KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Sot Belgjikë-Uells
Euro 2016: Sot Belgjike-Uells

Euro 2016: Sot Belgjikë-Uells

Belgjikë-Uells është sfida e sotme e vlefshme për gjysmëfinalet e Euro 2016. Belgjika prezantohet me brezin më të talentuar jo vetëm të saj, por ndoshta të të gjithë europianit, ndërsa Uellsi zbret në fushë me lojtarin më të shtrenjtë të historisë Garet Beijl. Për Uellsin është hera e parë pjesëmarrja në finalet e një evropiani, e megjithatë kërkon të arrijë kufi të pamenduar më parë. Kjo çerekfinale do të luhet në impiantin modern në Lilë. Në dy sfidat e fundit me njëra-tjetrën, këto skuadra kanë arritur këto rezultate: Në nëntor 2014, në sfidën eliminatore, në Bruksel, dy skuadrat janë ndarë në barazim pa gola, ndërsa një vit më pas në Cardiff goli i Bejl theu skuadrën e Uillmots. Trajneri i Belgjikës kërkon nga skuadra e tij që të kalojnë më tej në Euro 2016. “Ne jemi këtu për të ngritur trofeun dhe për këtë duhet të kalojmë çdo pengesë. Nuk besoj se kemi shumë diferenca me kundërshtarët. Uellsi është ekip që mbrohet mirë dhe ka një kundërsulm të rrezikshëm. Ndaj ne duhet të kemi shumë kujdes”. Për Belgjikën në këtë sfidë do të mungojë Vertongen i dëmtuar, vermalen i skualifikuar për arsye kartonash, ndërsa Hazard edhe pse i është rikthyer stërvitjes, nuk është në 100% të formës së tij. Sulmuesi kryesor i Uellsit, Garet Bejl, mendon se skuadra e tij do të fitojë sot me Belgjikën dhe do të vazhdojnë më tej në Euro 2016. Skuadra që fiton sot në mbrëmje do të përballet me Portugalinë në gjysmëfinale.