KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » EURO 2016, sot ndeshjet Rusi-Sllovaki dhe Zvicër-Rumani
uefa

EURO 2016, sot ndeshjet Rusi-Sllovaki dhe Zvicër-Rumani

Përveç ndeshjes Francë-Shqipëri, sot luhen edhe Rusi-Sllovaki e Zvicër-Rumani. Në orën 15:00 Rusia luan ndeshjen e provës. Jo vetëm për rezultatin, por edhe për të bindur UEFA-n se tifozët e vet nuk do të bëjnë më trazira në Francë. Federata Ruse ka marrë paralajmërimin se nëse titozët e saj, do të bëjnë incidente të rënda ashtu si në ndeshjen me Anglinë, do të përjashtohen nga Euro 2016. Evropiani do të vazhdojë me ndeshjen e orës 18:00, atë midis Zvicrës dhe Rumanisë, e vlefshme për grupin A. Zvicra vjen në këtë sfidë me 3 pikë të fituara nga ndeshja me Shqipërinë. Ndërsa Rumania nuk ka asnjë pikë pasi u mund nga Franca në ndeshjen hapëse të evropianit. Bilanci i fitoreve midis këtyre dy skuadrave është i barabartë, nga 5 secila, ndërsa 2 kanë përfunduar në barazim.