KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Sot Portugali-Uells
portugali wells, euro 2016, gjysfinale

Euro 2016: Sot Portugali-Uells

Gjithçka gati në Lion për gjysmëfinalen e parë të Euro 2016, midis Portugalisë dhe Uellsit. Dy skuadra që kanë mbërritur deri këtu duke përshkuar rrugëtime të ndryshme. Kjo është ndeshja e parë zyrtare midis këtyre dy skuadrave, pas 3 miqësoreve të zhvilluara deri tani. Portugalia është një nga ato përfaqësuese që shpesh dhe me dëshirë arrin deri në fund, por këtë radhë nuk ka bindur shumë. Ndërsa uellsi është me të vërtetë një surprizë e këtij evropiani. Lojë e bukur, shumë entuziazëm dhe individë kualitativë. Portugalia që ka mbërritur deri këtu pas 5 barazimeve, i janë dashur kohë shtesë dhe goditjet e 11-metërshave kundër Kroacisë dhe Polonisë për të kaluar turet. Për luzitanët janë në dyshim Pepe dhe Ronaldo, ndërsa Karvajo është i skualifikuar. Tek Uellsi problem mbeten zëvendësimi i Ramsei dhe Davis, i pari në sulm dhe I dyti në mbrojtje, të dy do të mungojnë për arsye kartonash. Uelli ka në favor një mesatare të admirueshme golash të realizuar, 2,4 për ndeshje. Sipas kompanive të basteve fitorja e Portugalisë brenda 90 minutave lojë kuotohet me 2,20, ndërsa 3,75 për Uellsin. Barazimi është 3,10.