KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » EURO 2016 – Sot, tre ndeshjet e para të 1/8
euro 2016, faza 1/8, ndeshjet e para, kroaci portugali, irlande hungari, poloni zvicer

EURO 2016 – Sot, tre ndeshjet e para të 1/8

Pas dy ditësh pushim, Evropiani francez rinis me ndeshjet e para të vlefshme për fazën e 1/8. Në orën 15.00 luajnë Zvicër-Poloni. Të dyja skuadrat kanë arritur në këtë fazë të këtij aktiviteti madhështor për herë të parë në historinë e tyre. Zvicra përfundoi me pesë pikë në Grupin A, dy pikë më shumë se kombëtarja shqiptare që nuk ia doli të vazhdojë më tej udhëtimin e saj. Ndërsa, Polonia ishte njëra nga katër skuadrat që arritën të grumbullojnë nga 7 pikë në fazat e grupit. Në orën 18.00 në stadiumin Park de Princ luhet sfida Uells – Irlandë e Veriut. Derbi britanik pritet të dhurojë emocione në fushë, ndërsa të ethshme janë pritshmëritë e dy tifozerive sidomos jashtë stadiumit. Ndeshjet e së shtunën mbyllen me supersfidën, Kroaci-Portugali e cila nis në orën 21.00. Një tjetër duel ku është e vështirë të përcaktohen favoritët. Ballkanasit që zhvilluan një fazë të parë të shkëlqyer sfidojnë luzitanët e Cristiano Ronaldos në stadiumin e Lensit.