KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Spanja fiton me vështirësi kundër Republikës Çeke
Euro 2016: Spanja fiton me vështirësi kundër Republikës Çeke

Euro 2016: Spanja fiton me vështirësi kundër Republikës Çeke

Në stadiumin Municipal të Tuluzës u luajt sot në orën 15:00 ndeshja e dytë e vlefshme për Grupin D ndërmjet Spanjës dhe Republikës Çeke. Janë bohemët që në pesë minutat e para të ndeshjes fillojnë më të furishëm. Në të 16′ Morata gjuan me të djathtën dhe detyron Čech të bëjë një pritje të madhe. Në të 29′ Iniesta jep një top të thellë, Morata shmang me finte një mbrojtës gjuan me të djathtën në drejtim të shtyllës së dytë por Čech e shtyn topin në goditje këndi. Ishte një rast shumë i mirë pëe Spanjën. Rritet presioni i spanjolëve në të 40′, Jordi Alba guan në portë, pret Čech dhe mbrojtja largon përfundimisht rrezikun.

Edhe në pjesën e dytë është Spanja që sulmon. Dy mundësi në pak sekonda për iberikët, në të 47′ humb një rast me anë të Nolito dhe të dytin e humb Ramos. Në të 57′ vjen një rast shumë i mirë për çekët, Krejčí kryen një goditje dënimi dhe topi shkon te Hubník i cili surprizon spanjolët, gjuan topin me forcë por De Gea shtrihet dhe e kap atë. Iniesta gjuan një top në drejtim të portës çeke në të 60′ por Čech ulet dhe e kontrollon topin me siguri. Në të 65′ porta spanjole kalon një çast të vështirë gjuan fuqishëm Gebre Selassie por është Fàbregas që spëton portën nga një gol i sigurtë. Silva gjuan në portën çeke në të 73′ por topi nuk merr rrugën e duhur dhe del jashtë. Spanja vazhdon të kërkojë golin, në të 79′ Aduriz gabon dhe nuk e gjen rrugën e rrjetës. Një sulm i Spanjës në të 87′ thyen murin kundërshtar, Rodríguez jep një top te Iniesta i cili e kalon te Piqué që godet me kokë në zemër të zonës së reptësisë dhe shënon, 1-0 për iberikët. Një rast i mirë mbyll ndeshjen, çekët janë pranë golit në të 92′ por De Gea grushton duke larguar rrezikun.