KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Spanja humbet dhe do të ndeshet me Italinë në 1/8
Euro 2016: Spanja humbet dhe do të ndeshet me Italinë në 1/8

Euro 2016: Spanja humbet dhe do të ndeshet me Italinë në 1/8

Gjermania u kualifikua sot për në 1/8 e finaleve duke mundur 1-0 Irlandën e Veriut në ndeshjen e gjashtë të vlefshme për Grupi C në stadiumin Parc des Princes në Paris. Golin për kampionët e botës në fuqi e shënoi Gomez ne të 30′. Me këtë rezultat gjermanët fitojnë këtë grup dhe presin në ndeshjen e radhës njërën nga skuadrat e treta (të grupeve A/B/F). Polonia mund Ukrainën 1-0 në ndeshjen e pestë të Grupit C në stadiumin Velodrome të Marsejës dhe kualifikohet për në 1/8 e finaleve si e dyta e grupit. Golin e fitores polake e shënoi Błaszczykowski në të 54′. Ndeshja e radhës për Poloninë do të jetë ajo kundër Zvicrës me 25 qershor në stadiumin Geoffroy Guichard të Sent-Etien në orën 15:00.

Kroacia mund Spanjën 2-1 në ndeshjen e gjashtë të Grupit D në stadiumin Matmut Atlantique në Bordo dhe siguron vendin e parë. Spanja, e cila doli në vendin e dytë, kaloi në avantazh ne të 7′ dhe autori i golit është Morata. Në të 45′ barazon Kroacia me anë të N. Kalinić dhe golin e fitores për ballkanasit e shënon Perišić në të 87′. Kombëtarja e trajnerit Vincente Del Bosque, kampione europe në fuqi, do të ndeshet me Italinë, finalisten e katër viteve më parë, në 1/8 e finaleve me 27 qershor në Stade de France në Sen-Deni në orën 18:00. Kjo ndeshje është e rëndësishme për Shqipërinë pasi Spanja dhe Italia janë kundërshtaret e kombëtares kuq e zi në Grurpin G për ndeshjet kualifikuese në botërorin Rusi 2018. Turqia ka mundur Republikën Çeke 2-0 në ndeshjen e pestë të grupit D që u luajt në stadiumin Félix Bollaert-Delelis në Lens. Golat e Turqisë u shënuan nga Yılmaz në të 10′ dhe nga Tufan në të 65′. Turqia si vendi i tretë në grup pret zhvillimin e ndeshjeve të tjera për të mësuar nëse do ta vazhdojë këtë aventurë në Euro 2016.

Nga rezultatet e Grupit D përfiton Irlanda e Veriut e cila kualifikohet për në 1/8 por i duhet të presë përfundimin e ndeshjeve të tjera në grupe për të mësuar kundërshtaren e vet.