KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Spanja kualifikohet për në 1/8
Euro 2016: Spanja kualifikohet për në 1/8

Euro 2016: Spanja kualifikohet për në 1/8

U luajt sot në orën 21:00 në stadiumin Allianz Riviera në Nicë ndeshja e katërt e vlefshme për Grupin D ndërmjet Spanjës dhe Turqisë. Në të 6′ Morata gjuan në portë por Babacan është i kujdesshëm dhe e nxjerr jashtë. Përsëri Morata në të 11′ pasi merr një top nga Jordi Alba gjuan por topi përplaset në shtyllë. Silva në të 15′ jep një top për mesfushorin Iniesta por goditja e tij me të djathtën largohet nga Balta. Në të 27′ janë turqit që me anë të Çalhanoğlu rrezikojnë, bën një goditje dënimi nga 25 metra por topi ikën mbi portën spanjole. Nolito në të 22′ merr një top rrafsh me tokë por Tufan nuk e lejon të gjuajë në portë. Spanja shënon në të 34′. Nolito dërgon një pasim te Morata i cili kalon Topal dhe e drejton topin aty ku Babacan nuk arrin. Në të 37′ Nolito shënon golin e dytë për Spanjën, 2-0 mbyllet pjesa e parë.

Sapo fillon pjesa e dytë Spanja shënon edhe golin e tretë. Është përsëri Morata që në të 48′ pasi merr një pasim nga Jordi Alba vetëm sa e shtyn topin në rrjetë. Në të 58′ Piqué është i vemendshëm dhe largon një top të Arda Turan. Soriano gjuan në portë në të 68′ por Babacan e dërgon në goditje këndi. Şahan nuk arrin të gjuaj në portën e portjerit De Gea në të 88′ pasi Azpilicueta e bllokon. Gjuan Soriano ne të 89′ por topi shkon shumë lart portës turke. Spanjë – Turqi 3-0.