KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » “Euro 2016”, tifozët shqiptarë japin spektakël gjigand atdhedashurie
"Euro 2016", tifozët shqiptarë japin spektakël gjigand atdhedashurie

“Euro 2016”, tifozët shqiptarë japin spektakël gjigand atdhedashurie

Ndonëse humbi në takimin e parë me Zvicrën, Shqipëria duket se ka korrur fitoren e parë me paraqitjen e shkëlqyer të sportëdashësve të saj në “Euro 2016”. Stadiumi i Lensit u kthye në një arenë spektakli gjigand të atdhedashurisë nga mijëra shqiptarë që ishin mbledhur nga gjithë Europa për ti dhënë zemër ekipit kuqezi. Momenti më emocionues ishte kur ndërsa egzekutohej Himni Kombëtar një flamur gjigand u shpalos në stadium. Brohoritjet e tifozëve kuqezi ushtuan për gjatë 90 minutave të ndeshjes, ku fati nuk desh që ekipi i De Biazit të arrinte një rezultat të kënaqshëm. Sjellja e tifozëve shqiptare ka bërë jehonë. “Shqipëria humbi, por fansat e saj nuk pushuan së mbështeturi skuadrën e tyre” ishte statusi i UEFA-s në Fejsbuk. Ndërkaq shumë fotografi po bëjnë xhiro në rrjetet sociale dhe faqet e agjensive.