KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: U hodh shorti i play-off-it
Euro 2016: U hodh shorti i play-off-it

Euro 2016: U hodh shorti i play-off-it

U hodh sot në Nion të Zvicrës, në orën 11:20, shorti për play-off-in nga ku do të dalin edhe katër skuadrat e fundit që do të shkojnë në Euro 2016. Kampionati europian mbahet në Francë nga data 10 qershor 2016 deri me datë 10 korrik 2016.

Skuadrat e kualifikuara për në play-off u ndanë në dy vazo. Në vazon e parë ishin: Bosnja, Ukraina, Suedia dhe Hungaria. Në vazon e dytë ishin: Danimarka, Irlanda Norvegjia dhe Sllovenia. Tetë skuadrat pjesëmarrëse në play-off, që dolën të tretat në grupet e tyre, u ndanë në koto dy vazo në bazë të klasifikimit të fundit për kombëtare të bërë publik nga UEFA.

Shorti vuri përballë njëra-tjetrës këto skuadra:

Ukrainë – Slloveni
Suedi – Danimarkë
Bosnje – Irlandë
Norvegji – Hungari

Ndeshjet e play-off-it do të zhvillohen me sistemin vajtje-kthim. Ndeshjet e vajtjes do të luhen me 12, 13 dhe 14 nëntor 2015, ndërsa ato të kthimit do të luhen me 15, 16 dhe 17 nëntor 2015. Katër skuadrat fituese do t’i bashkohen 20 skuadrave të tjera të kualifikuara, ndër të cilat për herë të parë është edhe Shqipëria. Pastaj 24 skuadrat do të marrin pjesë me 12 dhjetor 2015, në Pallatin e Kongreseve në Paris, në shortin që do t’i njohë ato me kundërshtaret me të cilat do të përballen në grupet e Euro 2016.