KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: UEFA bën kontroll antidoping për lojtarët e kombëtares tonë
Austri, mblidhen "luftëtarët kuqezi"

Euro 2016: UEFA bën kontroll antidoping për lojtarët e kombëtares tonë

UEFA ka zhvilluar një kontroll antidoping për futbollistët e kombëtares shqiptare. Inspektorët e sektorit antidoping në UEFA kanë qenë të pranishëm në qendrën stëvitore të kombëtares sonë në Austri në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Menjëherë pas zgjimit, 10 futbollistë i janë nënshtruar testeve përkatëse antidoping.

Sokol Çikalleshi, Etrit Berisha, Ermir Lenjani, Elseid Hysaj, Lorik Cana, Berat Gjimshiti, Ledian Memushaj dhe Amir Abrashi ishin midis futbolistëve të cilëve iu kryen analizat. Në listë ishin edhe Ansi Agolli dhe Burim Kukeli por këta ende nuk janë bashkuar me skuadrën në grumbullim. Në mungesë të tyre, testit antidoping iu nënshtruan Migjen Basha dhe Andi Lila. Futbollistët e përzgjedhur kanë kryer analizat e urinës dhe të gjakut. Kjo gjë bëri që stërvitja e parë e programuar për të mërkurën paradite nën drejtimin e trajnerit Giovanni De Biazi, të niste me 15 minuta vonezë.

Kjo është vizita e dytë që inspektorët e UEFA-s ushtrojnë kontroll antidoping të befasishëm për kombëtaren shqiptare. Hera e parë ishte në mars, kur kombëtarja do të luante në Austri dy miqësore ndaj Austrinë dhe Luksemburgun.