KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Uellsi mposht Sllovakinë 2-1
Euro 2016: Uellsi mposht Sllovakinë 2-1

Euro 2016: Uellsi mposht Sllovakinë 2-1

Në stadiumin Matmut Atlantique në Bordo u luajt ndeshja e parë për Grupin B ndërmjet Uellsit dhe Sllovakisë. Pjesa e parë filloi në shënjën e Hamšík i cili merr topin dhe pranë zonës së penalltisë gjuan me të majtën por Davies e shpëton portën e Uellsit në të 3′. Më pas është Uellsi që sulmon, Gareth Bale nga nje goditje dënimi në të 10′ shënon një gol të mrekullueshëm. Sllovakët rrezikojnë në të 20′ me anë të Weiss. Loja bëhet e egër në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë Uellsi fillon më egër, në të 57′ është pranë golit të dytë. Sllovakia bën dy ndërrime për të gjallëruar lojën e saj. Në të 61′ Duda, i sapo futur në lojë, gjuan drejt portës së ëard dhe shënon golin e barazimit. Prap është Sllovakia që rrezikon në të 65′ dhe 68′. Në të 73 është Ramsey që i afrohet golit për Uellsin. Në të 81′ një top i Ramsey për Robson-Kanu në qendër të zonës së penalltive dhe ky i fundit nuk fal, 2-1 për Uellsin. Edhe pjesa e dytë u bë e egër nga ana sllovake që morën gjatë ndeshjes pesë kartona të verdhë.