KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016, vëllezërit Xhaka përballë njëri-tjetrit
xhaka_1465629420-2098667

Euro 2016, vëllezërit Xhaka përballë njëri-tjetrit

Kjo mbase është hera e parë që dy vëllezër do të marrin pjesë në një Kampionat Evropian, me kombëtare të ndryshme. Granit Xhaka me bluzën e kombëtares së Zvicrës e Taulant Xhaka me ngjyrat e kombetares së Shqipërisë luajnë sot si kundërshtarë me njëri-tjetrin në ndeshjen Shqipëri- Zvicër që mbahet në qytetin francez Lens. Televizioni zviceran i ka kushtuar vëmendje këtij fakti, duke intervistar Granitin, i cili thotë se, kur u hodh shorti, të gjithë në familje u emocionuan shumë, por më pas, dy vellezërit futbollistë u përqendruan te stërvitja. Graniti shpreson që kjo të jetë hera e fundit kur luan kundër vëllait të tij. “Do t’i tregojmë botës se edhe pse jemi kundërshtarë për 90 minuta, ne do të qëndrojmë së bashku siç bëjnë vëllezërit”. Ndërkohë, në mjediset e rezervuara për sprtdashësit në qytetin Lens janë mbledhur qysh në orët e para të mëngjesit shumë shqiptarë, të cilët presin me kengë e flamuj nisjen e ndeshjes Shqipëri-Zvicër.