KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2020: Paraqitet në Londër logoja e kampionatit
Euro 2020: Paraqitet në Londër logoja e kampionatit

Euro 2020: Paraqitet në Londër logoja e kampionatit

Udhëtimi drejt Euro 2020 ka filluar me fjalimin e parë zyrtar të presidentit të ri të UEFA-s, Aleksander Čeferin dhe paraqitjen e fytyrës së kampionatit, që përgëzon forcën bashkuese të futbollit. Ecja drejt Kampionatit Europian 2020 filloi me një ceremoni zyrtare që u mbajt në Londër, gjatë së cilës u zbulua grafika e kampionatit. Kampionati i vitit 2020 shënon 60 vjetorin e kampionateve europiane dhe për të festuar këtë cak kampionati do të pritet nga 13 qytete nga i gjithë kontinenti, duke i dhënë kështu mundësi tifozëve që të jenë në qendër të vemendjes.

Pika kyçe e kësaj grafike është ura, një simbol bashkimi i thjeshtë dhe universal. Secila nga logot e 13 qyteteve pritëse do të ketë si simbol një urë qyteti. Në logon e Londrës, që u paraqit sot, zë vend e ura e famshme Tower Bridge, ndërsa 12 logot e tjera do të paraqiten njëra pas tjetrës me rastin e ngjarjeve të rëndësishme që do të kenë qytetet. Ceremonia që u zhvillua në City Hall (Bashkia e Londrës) u karakterizua nga fjalimi i parë zyrtar i presidentit të ri të UEFA-s, Aleksander Čeferin, që e përshkroi Anglinë si “djepi mit i futbollit” dhe shprehu lumturinë e tij që mund ta dërgojë Euro 2020-ën në kaq shumë vende dhe qytete.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm kryetari i Bashkisë së Londrës Sadiq Khan, trajneri i Anglisë Sam Allardyce, ish-portjeri i kombëtares David James dhe krerët e Federatës Angleze të Futbollit: presidenti Greg Clarke dhe drejtori i përgjithshëm Martin Glenn.

Ja dhe selitë e UEFA EURO 2020

Gjysmëfinalet dhe Finalja
Londër, ANGLI: Wembley Stadium

Tre ndeshje të fazës në grupe dhe një ndeshje çerekfinale
Baku, AZERBAJXHAN: National Stadium
Mynih, GJERMANI: Allianz Arena
Romë, ITALI: Stadio Olimpico
Shën Peterburg, RUSI: Krestovsky Stadium

Tre ndeshje të fazës në grupe dhe një ndeshje e 1/8 finale
Amsterdam, HOLANDË: Amsterdam Arena
Bilbao, SPANJË: San Mamés Stadium
Bruksel, BELGJIKË: Eurostadium
Bukuresht, RUMANI: Arena Națională
Budapest, HUNGARI: New Puskás Ferenc Stadium
Kopenhagen, DANIMARKË: Parken Stadium
Dublin, IRLANDË: Aviva Stadium
Gllasgou, SKOCI: Hampden Park