KRYEFAQJA » LAJME » Eurobasket: Sot Gjeorgji-Shqipëri
Eurobasket: Sot Gjeorgji-Shqipëri

Eurobasket: Sot Gjeorgji-Shqipëri

Shqipëria nis sot aventurën në evropianin e basketbollit për meshkuj. Kuqezinjtë e koshit të drejtuar nga trajneri Qipriot Antonis Kostandinidis luajnë sot në orën 17.00 në Gjeorgji ndaj kombëtares vendase. Pasi kanë zhvilluar një fazë përgatitore në vend dhe dy turne miqësorë, basketbollistët nisin zyrtarisht sot ndeshjet eliminatore të kampionatit evropian. Në ndeshjen e parë ata do të ndeshen me Gjeorgjinë, në Tbilisi, një skuadër që nuk është e panjohur për basketbollin tonë, pasi bilanci i fitoreve anon nga ana e kundërshtarit. Me kombëtaren ka udhëtuar edhe amerikani i natyralizuar Brodus, i cili pritet të luajë që në fillim të takimit, pasi ka fituar besimin e trajnerit Kostandinidis. Kuqezinjtë e koshit ndodhen në Grupin F eliminator, ku përveç Gjeorgjisë kundërshtarët tanë do të jenë edhe Mali i Zi e Sllovakia. Ndeshja e basketbollit, Gjeorgji-Shqipëri do të luhet në orën 17.00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga televizioni shqiptar.