KRYEFAQJA » LAJME » Eurodeputetët, thirrje për miratimin e reformës në drejtësi.
Fleckenstein: Nëse politikanët nuk bien dakord, atëherë duhet të pyeten qytetarët

Eurodeputetët, thirrje për miratimin e reformës në drejtësi.

Atë çka ambasadorja e BE Romana Vlahutin ua tha pak ditë më parë, deputetëve demokrate në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Fleckenstein, e tha shkoqur në tryezën e takimit të 10-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, Bashkimi Europian – Shqipëri bashkë me arsyen pse.

Dhe që miratimi i kësaj reforme që po kërkohet me këmbëngulje prej BE të mos mbetet peng, Eduart Kukan u kërkon politikanëve shqiptarë të shohin realisht përgjegjësinë e madhe që kanë ndaj shqiptarëve.

Pas takimeve të para në Tiranë, eurodeputetët Kukan e Flakenshtain thanë se kanë marrë sinjale pozitive për finalizimin e kësaj reforme, sinjale që për ministren e integrimit Klajda Gjosha, do të inkurajoheshin më tej nëse BE do t’i mundësonte Shqiperisë një kalendar paraprak të procesit të zgjerimit”.

Flankenshtain u shpreh: “Janë edhe 5 – 6 jave deri në fund të qershorit. U kërkoj te jeni sa me kontruktiv, sepse nuk eshte gabimi juaj por i yni, qe nese nuk arrini marreveshjen per reformen ne gjyqesor, ne do te shtyjme me disa muaj ndoshta vite afatet e celjes se bisedimeve te anetaresimit. Kjo nuk behet per te ndeshkuar shqiperine, por se ne jemi vetë të dobët brenda BE. Kjo është e vërteta edhe pse s’më pëlqen.

Ndërsa Kukan tha: “Reforma duhet të miratohet me mbështetjen e të gjithë spektrit politk. Politikanët shqiptarë duhet të mbajnë fort në vëmendje se e kanë ata mbi supe këtë përgjegjësi të madhe ndaj shqiptëreve.”