KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Eurogrupi, kredi të re për Greqinë
greece_eu

Eurogrupi, kredi të re për Greqinë

Ministrat e Financave të Eurozonës kanë rënë dakord për të zgjeruar kredinë për Greqinë, si dhe lehtësimin e borxheve, duke e quajtur këtë  një “përparim të madh”. Pas bisedimeve të mbrëmshme në Bruksel, ministrat ranë dakord për të zhbllokuar 10.3 miliardë euro si kredi të reja. Ky veprim erdhi dy ditë pasi parlamenti grek miratoi shkurtime të tjera të shpenzimeve dhe rritën taksat e kërkuara nga kreditorët ndërkombëtarë. Ministrat kanë deklaruar gjithashtu se lehtësimi i borxheve do t’i ofrohet më në fund Greqisë. Kjo ka qenë kërkesë kryesore nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili thotë se borxhi publik është e paqëndrueshëm në nivelet aktuale prej rreth 180% e prodhimit të brendshëm bruto të Greqisë. Marrëveshja u njoftua pas 11 orë bisedimesh mes 19 ministrave të eurozonës, të njohur si Eurogrup.