KRYEFAQJA » LAJME » Eurogrupi pranë zhbllokimit të kësteve për Greqinë
Greece_Euro

Eurogrupi pranë zhbllokimit të kësteve për Greqinë

Në Athinë duket se janë të kënaqur pas përfundimit të samitit të Eurogrupit, i cili për herë të parë ka qenë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes për vlerësimin e programit të Greqisë dhe zhbllokimit të kësteve të paketës së ndihmës financiare, ndërsa gjithashtu për herë të parë është hapur zyrtarisht një bisedë për lehtësimin e borxhit kolosal të vendit. “Mendoj se është shumë e rëndësishme që sot Eurogroupi përshëndeti paketën e reformës, sepse është e domosdoshme që Greqia të bëhet më konkurruese, të ndihmohet për të gjetur rrugën e saj të zhvillimit në mënyrë që të tërheqë sa më shumë investime”, deklaroi Pierre Moscovici, komisioner i BE për Ekonominë dhe Financat. Pas miratimit të reformave nga Parlamenti grek, shumica e ministrave të Eurogrupit janë shprehur dakord për një formë të lehtësimit të borxheve, duke i dhënë Greqisë një periudhë kohore për maturimin e obligacioneve nga 2018, në qoftë se vendi arrin deri atëherë teprica primare, lëvizje këto që do të vendosen në një samit të ardhshëm më 24 maj.