KRYEFAQJA » LAJME » EUROLIGA E BASKETBOLLIT, CSKA E MOSKËS MPOSHT FENERBAHÇEN NË FINALEN E MADHE
euroliga basketboll, cska e moskes kampion, finale , fenerbace, 2016

EUROLIGA E BASKETBOLLIT, CSKA E MOSKËS MPOSHT FENERBAHÇEN NË FINALEN E MADHE

Veprimtaria më prestigjioze e klubeve të kontinentit në basketbollin e meshkujve, Euroliga, ka luajtur të dielën aktin e saj të fundit, finalen e madhe, nga ku ka dalë edhe kampionia e re e Evropës dhe ajo është CSKA-ja e Moskës. Sikundër ka bërë gjatë gjithë këtij sezoni, edhe emocionet e duelit final, ku Fenerbahçe është përballur me CSKA-në e Moskës, u sollën për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar. Kështu, CSKA-ja është rikthyer të fitojë Euroligën e Meshkujve në basketboll pas 8 vjetësh mungese. Rusët, të udhëhequr nga Dimitridis Itudis, ish-nxënës për plot 13 vjet i Obradoviçit, trajnerit të turqve, mposhtën në finale Fenerbahçen me shifrat 101-96, por në kohën shtesë. Më herët, të dielën, në takimin për vendin e 3-të dhe të 4-t, Lokomotivën e Kuban Krasnodarit u ngushëlluar me medaljen e bronztë, pasi mundi Laboral Vitorian me shifrat 85-75.