KRYEFAQJA » LAJME » EUROLIGA E BASKETBOLLIT, SONTE NË RRJETIN E RTSH-së

EUROLIGA E BASKETBOLLIT, SONTE NË RRJETIN E RTSH-së

Veprimtaria më prestigjioze e basketbollit për klubet e kontinentit, Euroliga, emocionet e të cilës po sillen për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, do të luajë sonte pjesën e mbetur të ndeshjeve të 4-ta në grupe. Dhe transmetuesi publik do të sjellë takimin më të spikatur të mbrëmjes, atë midis Barcelonës dhe Bambergut. Kjo ndeshje, vë përballë dy ekipe që kërkojnë të harrojnë humbjet në ndeshjet e 3-ta në grupe. Barcelona vjen në sfidën e sotme, që do të luhet në “Palau Blaugrana” me një bilanc prej 5 fitoresh dhe një humbjeje ndaj Bambergut. Sezonin e shkuar, si katalanët, ashtu gjermanët fituan nga një takim secila, atë të luajtur në fushën e vet. Të dyja skuadrat kanë marrë vetëm një fitore dhe i kanë humbur dy ndeshjet e tjera në këto 3 javë të para të Euroligës.