KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Europa dhe Rusia mision të përbashkët në Mars
Europa dhe Rusia mision të përbashkët në Mars

Europa dhe Rusia mision të përbashkët në Mars

Europa dhe Rusia nisën një mision të përbashkët duke dërguar një satelit në orbitën e Planetit të Kuq, Marsit. Sateliti, u ngrit nga baza Baikonur në Kazakistan dhe ka për qëllim të zbulojë nëse metani në atmosferën e Marsit vjen nga ndonjë burim gjeologjik apo prodhohet nga mikrobet. Nëse gjithçka shkon mirë, dy fuqitë hapësinore mund të dërgojnë një robot në Mars, për të gërmuar nën sipërfaqe. Roboti mund të niset në hapësirë në vitin 2018 ose 2020. Sateliti do të mbërrije në orbitën e marsit në muajin tetor, do të lëshojë në sipërfaqe një modul i cili do të kryejë matje me anë të pajisjeve shkencore. Ekzistenca e metanit në Mars ka dy shpjegime: njëri është ai që hidrogjeni bashkëvepron me mineralen nënsipërfaqe duke krijuar këtë gaz kurse hipoteza tjetër thotë se metani është pasojë e veprimtarisë biologjike, pra e jetës së gjallë.