KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Europa po ngrin ndërkohë që Australia “piqet” në 40 °C

Europa po ngrin ndërkohë që Australia “piqet” në 40 °C

Ndërsa hemisfera veriore po vuan nga temperaturat e ulëta dhe stuhitë e dëbores, në Australi të gjithë po ankohen nga vapa. Në Sidnej termometri shënon 40 gradë celsius dhe të gjithë u janë drejtuar plazheve. Edhe gjatë natës, termometi nuk bie nën 27 gradë, duke shënuar netët më të nxehta që nga viti 1968. Ndërsa në shtetet qëndrore, përveç temperaturave të larta, vazhdon edhe thatësira e zgjatur që është shoqëruar me zjarre.