KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Europa synon një mbrojtje të përbashkët
Europa synon një mbrojtjeje të përbashkët

Europa synon një mbrojtje të përbashkët

Anëtarët e Parlamentit Evropian diskutuan të martën ngritjen e një mbrojtjeje të përbashkët evropiane. BE-ja duhet të kujdeset më tepër për sigurinë e saj dhe të ndihmojë në bashkerendimin e ushtrive te vendeve anëtare, si hapi i parë për ndërtimin e një mbrojtjeje të përbashkët, thotë draft rezoluta e diskutuar, e cila do të hidhet për votim. Dokumenti kërkon që të gjitha vendet t’i kushtojnë mbrojtjes 2 përqind të produktit kombetar bruto si dhe të vihet në punë qendra për menaxhimin e operacioneve në rast krizash. Kjo qendër do të jetë në gjendje të veprojë aty ku nuk mund të ndërhyje NATO-ja, ishte ideja e disa anëtarëve të Europarlamentit.