KRYEFAQJA » LAJME » Europol njofton për operacionin “CROMAÑON”
Europol njofton për operacionin “CROMAÑON”

Europol njofton për operacionin “CROMAÑON”

Europol ka dhënë të enjten hollësi në lidhje me Operacionin “CROMAÑON”, i cili arriti të azgjësojë një grup kriminal pjesë e një rrjeti tregtie ndërkombëtare droge. Pjesë e tij ishin dhe tre qytetarë shqiptare, A. Q., 47 vjeç, A. D., 41 vjeç, dhe E. Sh., 27 vjeç.
Operacioni u organizua nga Roja Civile Spanjolle në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Shqiptare dhe u mbështet nga Europol. Operacioni u zhvillua në datën 10 Gusht 2016 dhe rezultoi në arrestimin e 7 anëtarëve të kësaj organizate kriminale. Të ndaluarit merreshin me shpërndarje heroine në Barcelonë dhe Tarragona. Ndërkaq janë janë konfiskuar 38 kg Heroinë e pastër, 8 kg Kokainë e pastër, 50 kg përzierës, është shkatërruar një laborator dhe janë sekuestruar një armë me silenciator dhe një pajisje presimi. Gjatë operacionit u krye kontrolli i disa banesave në Barcelonë, Gava, Rubi dhe Castelldefels. Castelldefels u raportua si rezidenca e të dyshuarit kryesor i cili ishte dhe drejtuesi i grupit kriminal, një shtetas shqiptar mjaft i njohur për policinë Spanjolle. Policia njofton edhe për konfiskimin e një sasie të konsiderueshme parash dhe 10 mjete të shtrenjta, pajisje të ndryshme elektronike dhe shumë dokumente. Roja Civile Spanjolle e ka iniciuar këtë operacion në Dhjetor 2015, me qëllim zbulimin e grupeve kriminale që operojnë në fushën e trafikimit të lëndës narkotike të llojit heroinë.