KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Europol: Numri i viktimave nga terrorizmi është rritur gjatë 2015-ës
europol

Europol: Numri i viktimave nga terrorizmi është rritur gjatë 2015-ës

Numri i njerëzve të vrarë nga sulmet terroriste në të gjithë Evropën është rritur gjatë vitit 2015 krahasuar me një vit më parë, sipas agjencisë policore të Bashkimit Evropian Europol. Një raport i publikuar paralajmëron se Shteti Islamik mund ta “vërë theksin më shumë tek operacionet jashtë vendit”, tani që aleanca ushtarake perëndimore po rrit trysninë e saj mbi këtë grup në Siri dhe Irak. Ajo thotë se 151 njerëz humbën jetën dhe më shumë se 360 u plagosën si pasojë e sulmeve terroriste në vendet e Bashkimit Evropian gjatë vitit 2015. Gjashtë vende anëtare të BE-së u përballën me 211 sulme terroriste të dështuar, të zbuluar dhe të realizuar, tha Europoli me qendër në Hagë. Europoli thotë se 1 077 persona janë arrestuar për vepra të lidhura me terrorizmin, 424 prej tyre në Francë. Sipas agjencisë, 94 për qind e individëve të nxjerrë në gjyq për terrorizëm u shpallën fajtorë.