KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Europol: Sulme të mundshme terroriste në Europë nga ana e ISIS
Europol: Sulme të mundshme terroriste në Europë nga ana e ISIS

Europol: Sulme të mundshme terroriste në Europë nga ana e ISIS

Është e mundur që ISIS së shpejti të kryejë sulme të reja në Europë, edhe me autobomba, kundër vendeve që bëjnë pjesë në koalicionin e drejtuar nga SHBA-ja që lufton kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak. Kjo u njoftua sot nga Europol me anë të një raporti.

“Vlerësime të disa shërbimeve inteligjence tregojnë se disa dhjetra persona të drejtuar nga ISIS mundet të jenë tani në Europë me aftësinë për të bërë sulme terroriste”, thuhet në raport, duke u bazuar në inteligjencën kundër terrorizmit në Europë që përsërit edhe njoftimet e mediave dhe thirrjet të shpërndara nga krerët e ISIS-it për sulme të reja.