KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Eurosong, shorti i gjysëmfinaleve: Tarifa këndon në natën e dytë

Eurosong, shorti i gjysëmfinaleve: Tarifa këndon në natën e dytë

Kryeqyteti suedez, Stokholmi, është kthyer të hënën në fokusin e medias europiane për të mesuar se si do të garojnë vendet pjesëmarrëse në gjysëmfinalet e Eurovision Song Contest 2016.

Në një ceremoni speciale, shorti për gjysmëfinalet është hedhur në City Hall në Stokholm që do të jetë qyteti mikpritës i këtij edicioni të Eurosongut. Shqipëria me Eneda Tarifën, do të garojë e 11-ta në natën e dytë gjysmëfinale.

Kënga “Përrallë” më të cilën Eneda Tarifa triumfoi në festivalin e 54-ërt të këngës në Raditelevizion (RTSH) në adresën zyrtare të Eurosongut cilësohet si një baladë e fuqishme me influenca etnike dhe alternative në kitarrë.

Shorti ka përcaktuar se cilat vende do të përformojnë natën e parë dhe cilat në natën e dytë mes 37 vendeve pjësëmarrëse në gjysmëfinale. Ai moderohej nga Alexandra Pascalidou dhe Jovan Radomir. Pascalidou ka qënë komentatorja e Eurosongut të zhvilluar në Athinë në vitin 2005. Shorti i parë përcaktoi se në cilën prej gjysmëfinaleve do të prezantohen gjashtë vendet e mëdha Franca, Gjermania, Italia, Spanja, Britania e Madhe edhe Suedia pritëse.

Gjysmëfinalja e parë (10 maj) ka 18 konkurente ndërsa e dyt (12 maj) ka 19 të tillë. Nga çdo gjysëmfinale, 10 vendet më të mira do të vijojnë garën për në finalen e madhe (14 maj) duke ju bashkuar gjashtë vendeve të kualifikuara. Në finale do të marrin pjesë gjithsej 26 vende.

Ja dhe shorti i plotë:

Gjysmëfinalja e parë

Pjesa e parë: Armenia, Finlanda, Greqia, Kroacia, Moldavia, Holanda, Rusia, San Marino dhe Hungaria.
Pjesa e dytë: Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Qiproja, Estonia, Islanda, Malta, Mali i Zi, Republika Çeke dhe Austria.

Gjysmëfinalja e dytë

Pjesa e parë: Australia, Irlanda, Izraeli, Letonia, Lituania, Maqedonia, Polonia, Zvicra, Serbia dhe Bjellorusia.
Pjesa e dytë: Shqipëria, Belgjika, Bullgaria, Danimarka, Gjeorgjia, Norvegjia, Rumania, Sllovenia dhe Ukraina.