KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Eurosong, Shqipëria nuk kualifikohet
Eurosong, Shqipëria nuk kualifikohet

Eurosong, Shqipëria nuk kualifikohet

Në Stokholm të Suedisë u mbajt të enjten gjysmëfinalja e dytë e festivalit të këngës evropiane, Eurovizion. Krahas përfaqësuesve të shteteve të tjera, në skenë u ngjit edhe Eneda Tarifa, përfaqësuesja e shtetit shqiptar, për të interpretuar këngën e saj “Fairytale”. Publiku ka pritur gjatë për të shijuar performancën e Eneda Tarifës e cila këndoi e 17-ta në radhë pas përfaqësueses së Gjeorgjise ne skenën mbresëlënëse të Eurosongut.
Eneda Tarifa përfaqësoi Shqipërinë në Eurosong ku përveç përformancës vokale të realizuar pastër dhe shumë saktë nuk mbeti pas edhe paraqitja skenike. Tarifa mbrëmë është shfaqur me një pamje të re, pasi ka prerë flokët të cilat kombinoheshin mirë me fustanin e saj të skulpturuar ngjyrë ari, i cili është realizuar nga Bora Kokëdhima në sfondin grafik si një liqen të artë.
Komentet e para nga Eurovizion e cilësojnë si gruaja e artë me një zë të artë. BBC e quajti vokalin e Tarifës si vokali i një dive, ndërsa komentet e RAI-it e konsideruan si këngëtarja elegante, ndonese nuk arriti ta kalonte Shqipërinë në finale.
Azerbajxhani, Rusia, Holanda, Hungaria, Kroacia, Austria, Armenia, Republika Çeke, Qipro dhe Malta janë shtetet që u kualifikuan për në finale nga gjysmëfinalja e parë, që u mbajt më 10 maj, ndërsa nga nata e dytë gjysëmfinale u kualifikuar Letonia, Gjeorgjia, Bullgaria, Australia, Ukraina, Polonia, Izrael, Lituania, Belgjika. Fituesi do të dali nga finalja e 14 majit.