KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Eurostat,10 milionë punjonjës të grupmoshës 15-74 vjeç do donin më shumë punë
Eurostat,10 milionë punjonjës të grupmoshës 15-74 vjeç do donin më shumë punë

Eurostat,10 milionë punjonjës të grupmoshës 15-74 vjeç do donin më shumë punë

10 milionë punonjës me kohë të pjesshme në Bashkimin Europian do të donin të punonin më shumë. Dy të tretat e tyre janë gra. Sipas vëzhgimit të fundit të publikuar nga Eurostat në popullsinë europiane të grupmoshës 15-74 vjeç, gjatë vitit 2015, 220 milionë persona ishin të punësuar, 23 milionë të papunë dhe 136 milionë ishin ekonomikisht jo aktive. Tetë në dhjetë persona të punësuar punonin me kohë të plotë, ndërsa dy në dhjetë me kohë të pjesshme. Mes 44.7 milionë personave që punonim me kohë të pjesshme, 10 milion, ose 22.4 përqind të punonjësve, ishin më pak të punësuar, çka do të thotë se ata dëshironin të punonim më shumë dhe ishin të disponueshëm për këtë. Dy të tretat, ose 66 përqind, e këtyre punonjësve më pak të punësuar ishin gra. Sëbashku me popullsinë ekonomikisht aktive, 11.4 milionë persona ekonomikisht jo aktive të grupmoshës 15-74, kishin një lidhje të caktuar me tregun e punës dhe mund të konsideroheshin si fuqi punëtore shtesë, që përkthehet në 4.7% të fuqisë punëtore të Europës. Nga këta, rreth 9.3 milionë persona ishin të disponueshëm për punë por nuk kërkonin punë, siç janë punëkërkuesit e shkurajuar, dhe 2.2 milionë persona po kërkonin punë por nuk ishin menjëherë të disponueshëm, siç janë studentët që kërkojnë të punësohen pasi të diplomohen. Pjesa më e madhe e kësaj fuqie punëtore shtesë, rreth 56.7%, ishin gra.