KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Evakuohen 88 mijë banorë nga zjarri në Kanada
zjarr ne kanada

Evakuohen 88 mijë banorë nga zjarri në Kanada

Autoritetete kanadeze kanë nisur transportin ajror të rreth 8000 njerëzve që u larguan nga flakët në veri të qytetit Fort McMurray, i cili aktualisht është përfshirë nga një zjarr masiv. Policia lokale tha se shpreson që autostrada që çon në jug të qytetit të sigurohet nga zjarrëfikësit në mënyrë që 17 mijë njerëz të tjerë të evakuohen dhe të mos mbeten të bllokuar. I gjithë qyteti prej 88 mijë banorësh u evakuua tre ditë më parë. Por një pjesë e banorëve u larguan në veri të tij, zona që tashmë rrezikohen nga flakët, ndërsa pjesa më e madhe shkoi drejt jugut. Aktualisht, zjarri kolosal në provincën e Albertës që po përpin qytetin Fort Mcmurray është zgjeruar në një sipërfaqe prej 850 kilometrash katror. Qyteti Fort McMurray është lënë plotësisht në mëshirë të flakëve dhe vetëm drejtimi i erës dikton se cilët zona të tij do të mbijetojnë.