KRYEFAQJA » LAJME » Policia heton ngjarjen në ”Adem Gjeli”
Evakuimi i shkollës, policia: Mos u shqetësoni!

Policia heton ngjarjen në ”Adem Gjeli”

Djegia e disa mbeturinave pranë shkollës 9 vjeçare ”Adem Gjeli” në Fushë Krujë, ka nxitur frikën se  në ambientet e saj është hedhur lëndë kimike, thanë burime të policisë në vendgjarje. Sipas tyre meqënëse sistemi i ngrohjes në shkollë është me gaz, atëherë është dyshuar se mund të ketë pasur ndonjë rrjedhje apo problem në sistemin e ngrohjes. Drejtuesit e shkollës kanë vendosur të evakuojnë nxënësit, midis të cilëve nuk ka patur probleme. Megjithatë ekspertë vazhdojnë verifikimet dhe një përgjigje zyrtare pritet më vonë.