KRYEFAQJA » LAJME » Evangjeli Veli, premnton medalje në peshëngritjen shqiptare
evangjeli veli peshengritje sport lajme

Evangjeli Veli, premnton medalje në peshëngritjen shqiptare

Ajo ka ikur që në moshën 5-vjeçare nga Saranda dhe, përtej shqipes së saj me sforco, Evangjeli Veli është kthyer në atdhe, për t’u shndërruar shpejt në shpresën e peshëngritjes shqiptare të femrave. Në Kupën e Shqipërisë ajo ka thyer dy herë rekordin e Fetije Kasës në stilin e shkëputjes së peshës trupore deri në 53 kg dhe duke e bërë këtë pikërisht para syve të vetë ish-rekordmenes, në gjurmët e së cilës ajo shpreson të ecë.

Peshët e ngritura në Kupën e Shqipërisë premtojnë medalje në Evropian dhe Evangjelia është optimiste.

Veli u shpall edhe sportistja më e mirë e Kupës së Shqipërisë në peshëngritje për të rritur.