KRYEFAQJA » LAJME » Evelina Christillin anëtare e Këshillit të FIFA-s
Evelina Christillin anëtare e Këshillit të FIFA-s

Evelina Christillin anëtare e Këshillit të FIFA-s

Evelina Christillin është zgjedhur sot në mëngjes në Kongresin e 12-të të Jashtëzakonshëm të UEFA-s që mbahet në Athinë, anëtare e Këshillit të FIFA-s. Ajo ishte e vetmja kandidate dhe gruaja e dytë që do të ketë atë detyrë në organizmin më të lartë të futbollit botëror.

Ka lindur në Torino, Itali, me me 27 nëntor 1955. E diplomuar në histori, ka punuar për zyrën e shtypit të FIAT-it nga viti 1978 deri në vitin 1985, ku është marrë me ngjarjet sportive (gara makinash) dhe shtypin e huaj. Më pas u emërua docente e historisë moderne dhe historinë e sportit në Fakultetin e Shkencave të Edukimit në Universitetin e Torinos.

Evelina ka qënë në kombëtaren italiane të skive alpin. Christillin ka marrë pjesë në 100-vjetorin e themelimit të FC Juventus, duke krijuar dhe mirëmbajtur ekspozitën dhe katalogun. Aktualisht është presidente e ENIT, Entit Kombëtar Italian të Turizmit.

Ajo ka qënë presidente e Komitetit Promovues të Torino 2006. Ajo ka qënë edhe zëvendëspresidente e TOROC, Komiteti Organizues i Lojërave Olimpike Dimërore të Torinos. Nga viti 2001 deri në vitin 2005, Christillin ka bërë pjesë në Këshillin e CONI-t, Komiteti Olimpik Kombëtar Italian, dhe ka mbuluar role drejtimi të ngjashëm në projekte kulturore, tregtare dhe me përgjegjësi sociale.